75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Ka pësuar një rritje të lehtë numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit. Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli deklaroi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është 602 krahasuar me 566 që ishte një ditë më parë.

Një ulje të lehtë kanë pësuar të prekurit e rinj me virusin vdekjeprurës ku janë regjistruar 2972 raste të tjera, rreth 180 më pak se ditën e mëparshme.

Deri në këto momente numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 162 488. Lajmi i mirë sipas kreut të Mbrojtjes Civile është dhe ulja e pacientëve që po trajtohen terapi intensive.