Rritet siguria në shkollat e Suharekës
Dy shkolla të mesme në Suharekë kanë përfituar donacion dy kabina. Ato do të vendosen në hyrje të shkollave ku do të punojë sigurimi, njofton Indeksonnline.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një statusi në Facebook.
Muharremaj ka thënë se nga tani siguria për nxënësit në këto dy shkolla është më e madhe.
“Në dy shkollat e mesme tashmë siguria për nxënësit është më e madhe. Kjo edhe fal një donacioni nga “EUROING” SH.P.K, e cila ka dhuruar donacion dy kabina, të cilat u vendosën sot në hyrje të shkollave ku do të punojnë sigurimi. Shkollat duhet të jenë të sigurta larg probleme, për tu zhvilluar procesi normal mësimor”, ka shkruar Muharremaj. /Indeksonline/


