75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 29 Korrik 2025 / H F

Rritet skema për përkrahje financiare ndaj familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin qershor 2025.

Bazuar në këto statistika vërehet se ka rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar një vit më parë, shkruan IndeksOnline.

“Në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,4%); skema për pensionet e ‘Trepçës’ (-20,4%); skema e ndihmës sociale (-12,9%); skema për pensionet familjare (-8,5%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,6%); skema për veteranët e luftës (-0,2%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Tutje, në po të njëjtin raport, theksohet se ka rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar një vit më parë.

Skema për përkrahje financiare ndaj familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara nga 3 mijë e 584, ka shënuar lëvizje në 3 mijë e 992.

“Në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,4%); skema për pensionet e Trepçës (-20,4%); skema e ndihmës sociale (-12,9%); skema për pensionet familjare (-8,5%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,6%); skema për veteranët e luftës (-0,2%).”, thuhet në raportin e ASK-së.

Tutje, në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,4); skema e pensioneve bazike të moshës (5,5%);  skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (5,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,8%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,0%).