75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Rritet vlera e Edon Zhegrovës, ja sa kushton kartoni i tij

Edon Zhegrova po kalon në një formë të jashtëzakoshme këtë sezon.

Futbollisti kosovar është shëndrruar në një nga shtyllat e skuadrë së Lille dhe një titullar i padiskutueshëm, shkruan IndeksOnline.

24 vjeçari në fakt i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash me skuadrën franceze.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Zhegrovës ti rritet vlera e kartonit.

Webfaqja e njohur gjermane ‘Transfermarkt’ ka bërë përditësimin e vlerës së futbolliste.

”Messi i Kosovës” tashmë ka një çmim prej 10 milionë euro, vlen dy milionë euro më shumë se nga përditësimi i fundit i bërë me 27 qershor.

Zhegrova tani është futbollisti i tretë në renditje sa u përket lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës.

Para tij është Amir Rrahmani i cili tani vlera e tij në treg është 20 milionë euro, pesë më pak se para disa muajve, kurse në vendin e dytë është Vedat Muriqi, i cili ka një vlerë prej 15 milionë euro./IndeksOnline/