12:42 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / C E

Rritet vlera e koeficientit për federatat sportive

Mbështetja financiare për federatat sportive ka shënuar rritje rekord për vitin 2023.

Koeficienti i pikës për federatat që bëjnë pjesë në kategorinë A është rritur në 2,600 euro, ndërsa për ato të kategorisë B do të jetë 1,800 euro.

Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1,500 euro, ndërsa për kategorinë D koeficienti është rritur në 1,300 euro.

Rritja e buxhetit nënkupton më shumë aktivitet fizik dhe cilësi më të lartë në sportin vendor.