Rritet zemërimi në BE- Anglia e vetme ka arritur të vaksinojë më shumë banorë sesa i tërë blloku prej 27 shtetesh

Vetëm rreth një milion njerëz janë vaksinuar në bllokun prej 27 shtetesh në Bashkimin Evropian me rreth 450 milion banorë, më pak sesa vetëm në Britani të Madhe, transmeton IndeksOnline.
Qeveria e Francës u përball me zemërim pasi vetëm 500 mijë doza u alokuan brenda një jave, ndërsa Holanda filloi vetëm sot dhënien e tyre, shkruan “Daily Mail”.
Gjermania, e cila ka administruar më shumë doza në BE, po mendon nëse do të përdorë strategjinë e njëjtë sikurse Britania me dhënien e një doze.
Rregullatori i BE-së i dha sot dritën jeshile vaksinës “Moderna”, e cila mund të ndihmojë vendet të shpejtojnë gjërat.
Nga tërë kjo situatë vendet e BE-së po përballen me kritika në rritje rreth përdorimit të vaksinave, me bllokun që mbetet prapa Britanisë dhe Amerikës në mbrojtjen e 450 milionë njerëzve të saj kundër Covidit-19.
Ndërsa BE-ja ka siguruar teorikisht qasje në miliarda doza, vetëm rreth një milion njerëz janë vaksinuar deri tani me vaksinën e “Pfizer”-it dhe të “BioNTech”-ut. /IndeksOnline.