11:00 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Rritja astronomike e vlerës së Liverpoolit falë Kloppit

Vlera e klubit të Liverpoolit është rritur më shumë se 500% që nga Jurgen Klopp e mori përsipër klubin duke e rritur vlerën nga 360 milionë funta në 1.83 miliardë funta.

Për Daily Mirror, Forbes kanë zbuluar rritjen astronomike të klubit që nga arritja e gjermanit.

Klopp e mori përsipër ekipin pas Brendan Rodgers në tetor të vitit 2015 dhe nga një skuadër mesatare, e bëri një skuadër të pathyeshme dhe kampione evropiane e botërore.

Ata kanë maksimizuar fitimet nga shitjet e lojtarëve të skuadrës si Jordan Ibe dhe Dominic Solanke, ndërsa kanë bërë një shumë të madhe prej 142 milionë nga shitja e Phillipe Coutinho.

Paratë janë ri-investuar në mënyrë të ndjeshme, me një gamë të gjerë lojtarësh që janë blerë për pak para dhe janë përmirësuar në masë të madhe.

Andy Robertson u nënshkrua nga Hull City për 8 milionë dhe ai është rritur në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Trent Alexander-Arnold është gjithashtu një tjetër lojtar që përfiton nga stërvitja e Klopp, me vlerësimin e transfermrkt 21-vjeçarit në 99 milion £.

“Liverpooli nuk po blen super-yje, ata janë duke bërë super-yje,” tha Carragher për Daily Mirror./Indeksonline/