Rritja e çmimit të naftës në tregjet botërore reflektohet edhe në Kosovë
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar se çmimet e derivateve në vend vazhdojnë të ndikohen drejtpërdrejt nga lëvizjet në bursat ndërkombëtare të naftës.
Sipas tij, indeksi referues brent ka shënuar rritje mbi 5 për qind, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për një fuçi. Kjo ngritje vjen pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj disa prej kompanive kryesore ruse të industrisë së naftës, që ka shtuar frikën për një furnizim më të kufizuar në nivel global.
Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA kanë pësuar rënie të papritur, duke nxitur edhe më shumë paqartësitë në tregjet e energjisë.
“Çdo zhvillim gjeopolitik reflekton menjëherë në çmimet e naftës, prandaj edhe Kosova nuk mund të mbetet e izoluar nga këto lëvizje”, ka theksuar Berjani. Aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë sipas tij sillen në këto nivele:
Diesel: 1.15€ deri 1.24€ për litër
Benzinë: 1.16€ deri 1.25€ për litër

