75 Mall Live Search
17:27 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Rritja e çmimit të naftës, Putin: Duam një sinjal nga europianët, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizimet e nevojshme me naftë dhe gaz, me qëllim stabilizimin e tregjeve energjetike në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një mbledhjeje kushtuar situatës në tregun e energjisë.

Sipas Putinit, Moska mund t’u sigurojë vendeve të BE-së furnizimet e nevojshme me energji, por për këtë nevojitet “një sinjal” nga vetë evropianët.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që do të sillnin për sektorin energjetik përpjekjet për destabilizimin e Lindjes së Mesme.