Rritja e çmimit të ujit, Mjeku: Shkak kostoja e energjisë dhe shpenzimet operative
Sikur mos të mjaftonin shpenzime të tjera me të cilat është ngarkuar qytetari i Kosovës, nga 1 janari i këtij viti (2026) qytetarëve iu rëndua edhe më tej xhepi, duke bërë që të paguajnë më shtrenjtë edhe për çmimin e faturave të ujit pas vendimit të Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit për rishikimin trevjeçar të çmimeve.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku në një intervistë për Ekonomia Online, tha se rritja e çmimit të faturave të ujit ishte si rezultat i kostove të shtuara të energjisë elektrike, trajtimit të ujit dhe investimeve në infrastrukturë.
“Po, realisht rritja e çmimit të ujit ka ndodhur nga data 1 Janar e vitit 2026 dhe është një periudhë për tre vjeçare e përcaktuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, pasi që ne, të gjithë ujësjellësit, kemi bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit për shkak të kostos së lartë të trajtimit të ujit, shpenzimeve të larta operative, pastaj investimeve në mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, pra edhe rritja e energjisë elektrike. Të gjitha këto pra kanë bërë që ne të bëjmë një kërkesë të tillë në Autoritetin Rregullator, dhe pas analizave të tyre, atëherë çmimi i ujit është rritur nga 0.44 cent në 0.63 cent tarifa vëllimore për shërbime të ujit. Ndërkaq, tarifa vëllimore për shërbimet e ujërave të zeza, 12 cent pra për sektorin shtëpiak”, tha ajo.
Sa i përket rritjes së energjisë elektrike në muajin mars dhe se a do të ketë ndikim edhe në rritjen e faturave të ujit, Mjeku tha se ende nuk ka diçka zyrtare.
“Nuk mund të themi asgjë për këtë çështje, sepse nuk e kemi biseduar, është diçka që mund të përgjigjet Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, pasi edhe ata janë përcaktues të tarifave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit’, theksoi Mjeku.
Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka njoftuar se nga 1 janari faturat e ujit qytetarëve do të jenë me tarifë të re. Në urdhëresat tarifore të shërbimit për vitin 2026, rritje në tarifa ka në faturat e KRU “Prishtina”, KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren, KRU “Hidrodrini” Pejë, KRU “Mitrovica” Mitrovicë, KRU “Gjakova” Gjakovë, KRU “Bifurkacioni” Ferizaj, KRU “Hidromorava” Gjilan.
Më poshtë mund të shikoni tarifat e ujit për m3 në këto rajone, për ato shtëpiake dhe për joshtëpiake (komeracial dhe institucional) në vitin 2025 dhe tashmë për vitin 2026.
KRU “Prishtina”
2025
Shtëpiake0.45
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.62 cent
2026
Shtëpiake 0.63
Jo shtëpiake 0.82
KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren
2025
Shtëpiake 0.40
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.56
2026
Shtëpiake 0.56
Jo-shtëpiake (komercial, institucional)0.73
KRU “Hidrodrini” Pejë
Shtëpiake 0.28
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.39
2026
Shtëpiake 0.39
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.51
KRU “Mitrovica” Mitrovicë
2025
Shtëpiake 0.39
Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.55
2026
Shtëpiake 0.53
Jo-shtëpiake
2025
(komercial, institucional 0.69
KRU “Gjakova” Gjakovë
2025
Shtëpiake 0.39
Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.55
2026
Shtëpiake 0.52
Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.67
KRU “Bifurkacioni” Ferizaj
2025
Shtëpiake 0.39
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.54
2026
Shtëpiake 0.53
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.69
KRU “Hidromorava” Gjilan
2025
Shtëpiake 0.39
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.55
2026
Shtëpiake 0.54
Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.71

