21:51 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Rritja e detyrimeve doganore, SHBA pret hakmarrjen e Kinës

SHBA pret që kundërmasa nga ana e Kinës për shkak të rritjes së taksave doganore për mallrat kineze, pasi negociatat e të dy palëve në Uashington kanë përfunduar pa një marrëveshje mbi tregtinë, tha sot kryetari i këshillit kryesor ekonomik të SHBA-së, Donald Trump.

“Presim kundërmasa, të cilat ende nuk janë realizuar. Ndoshta do të dimë më shumë sot, sonte ose nesër, “tha Larry Kadlow për Fox News.

Ai gjithashtu tha se mund të kalojnë muaj para hyrjes në fuqi të rritjes së taksave të SHBA-së mbi importet e mallrave kineze.

“Ndoshta disa muaj. Ndoshta tre muaj. Nuk e di. Do të duhet pak kohë dhe pastaj presidenti duhet të marrë vendimin përfundimtar, “tha Kadlow.

Të premten, SHBA rriti taksën nga 10 në 25 për qind për importimin e mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, pasi zyrtarët amerikanë akuzuan Pekinin se nuk po përmbush angazhimet e dakorduara në raundet e mëparshme të negociatave.