75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 17 Mars 2025 / mp

Rritja e faturave të energjis, bizneset kërkojnë nga ZRrE-ja sqarime dhe shtyerje të vendimit

Sot u mbajt takimi mes përfaqësuesve të bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për të diskutuar njoftimin e fundit mbi hapjen e tregut të energjisë. Ky takim kishte për qëllim të ofronte qartësi për bizneset mbi ndryshimet në sektorin e energjisë dhe ndikimin e tyre në operacionet e tyre të përditshme.

Gjatë takimit, udhëheqësi i Bordit të ZRrE z. Ymer Fejzullahu prezantoi detajet e vendimit dhe hapat që duhet të ndjekin bizneset për t’u përshtatur me rregullat e reja të tregut të hapur të energjisë. Ai theksoi rëndësinë e konkurrencës dhe mundësitë që ky sistem i ri sjell për konsumatorët, përfshirë mundësinë për të zgjedhur furnizuesin e tyre të energjisë elektrike.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve shprehën shqetësimet dhe pyetjet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre ndryshimeve në koston e energjisë dhe stabilitetin e furnizimit. Ata theksuan nevojën për një tranzicion të qetë dhe të parashikueshëm, duke kërkuar mbështetje dhe sqarime shtesë nga institucionet përgjegjëse.

Një prej kërkesave kryesore nga bizneset ishte faza e tranzicionit, përkatësisht shtyerja e vendimit për të hyrë në fuqi minimum 1 vit.

Dhe së dyti, në rast se nuk shtyhet vendimi, Institucionet për një periudhe kalimtare ta subvencionojnë biznesin prodhues.

Përfundimisht, palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt për të siguruar një implementim sa më të lehtë dhe transparent të tregut të hapur të energjisë.

Oda Ekonomike e Kosovës u bënë thirrje të gjitha partive parlamentare politike që në një afat sa më të shkurtër kohor t’i konstituojnë Qeverinë dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës për t’iu dalë në ndihmë bizsneseve dhe ekonomisë së vendit.