Rritja e inflacionit pritet edhe 2026
Përgjatë tërë vitit 2025, niveli i inflacionit në Kosovë ka qëndruar në nivelin rreth katër për qind.
Sektorët të cilët patën ndikim më të madh nga inflacioni ishin prodhimi dhe shërbimi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se çështja e energjisë elektrike ka ndikuar që vlerat e inflacionit të mos ulen.
“Është shqetësuse se inflacioni është rrit këtë vit dhe më shqetësuese është që askush marr me inflacionin. Ne vetë e kemi shkaktu inflacionin nuk është që e kemi importu kësaj here se në Evrop ka rënë inflacioni dhe kemi shtete që e kanë ndër 2%. Mirëpo, nëpërmjet veprimeve jo mirë të menduara ose të kordinuara me sektorin privat e kemi stimulu inflacionin. Për shembull është qështja e energjis elektrike, një ndër faktorët që së shumti ka ndiku që të kemi një inflacion në mesataren e 11 muajve e kaluar, e kemi 4.6.”, shprehet Rafuna.
Ai tregon se si inflacioni pati ndikim të drejtpërdrejt tek bizneset.
“Nëpërmjet inflacionit bizneset janë detyruar që të veprojnë dhe kjo ju ka faturu në fund të ditës qytetarëve nëpërmjet çmimeve. Çmimi i energjisë elektrike është kosto operative dhe biznesi është detyruar që këtë të ja faturoj qytetarit. Dhe në momentin që ja ka faturu qytetarit, qytetari e ka ble prduktin tonë ose shërbimin e ka marr më të shtrejt seç e ka marr më herët. Sfida tjetër se si ka ndiku është kjo i ka vë para një pozite që mos me qenë të barabart me importin” , tregon Rafuna.
E nëse vazhdon ky trend, Rafuna thotë se produktet që do të vijnë nga jashtë vendit do të jenë më të lira se sa produktet e Kosovës, duke e dëmtuar kështu prodhimin vendor.
Kosova rrezikon që edhe në vitin 2026 të përballet me rritje të inflacionit.
Këtë e thotë Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
“Rreziku që të vazhdoi ky inflacion të rritet, për shkak se po rritet edhe importi, kemi rritje të shumt të importit dhe kostoja e prodhimit është rrit në Kosovë, qarkullimi ka fillu me ra me të madhen. Për një periudh të shkurt kohore ka rënje të qarkullimit në bizneset Kosovare. Për një qeveri normale, vend normal kjo është shqetëuese shumë. Ky duhet të jetë alarm. Prandaj, rreziku është gjithëmonë i madh që edhe 2026 të përballet me rritje të inflacionit”, shprehet Kushtrim Ahmeti.
E një rrezik tjetër, Ahmeti e sheh edhe nga fakti që shumë biznese kosovare po e destinojnë kapitalin e tyre investues jashtë vendit, për shkak se në Kosovë sipas tij nuk është duke pasur gatishmëri institucionale që të zgjidhen problemet e bizneseve.
Por, a mund të luftohet inflacioni?
“Nuk mundet të luftohet inflacioni vetëm nëse kemi një idekatorë apo një parametër ekonomik aktiv dhe ai parametër është importi dhe konsumi. Në këtë drejtim është koha duhet të kemi në rend të parë zgjidhje të problemeve akute, në venqanti sa i përketë çmimit të energjis elektrike, në rend të dytë duhet të kemi një mbështetje për sektrorin prodhues dhe sektorin të eksportit kosovar të jenë në rritje dhe jo në ramje siç e kemi në këtë kohë ku 90% ka ra”, thotë njohësi ekonomië Safet Gërxhaliu.
Inflacionin, ekonomisti Gërxhaliu e konsideron si një sëmudnje kancerogjene për ekonominë, e cila sa më herët evitohet, aq më lehtë trajtohet./teve1/

