16:28 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rritja e një qeni së bashku i bën çiftet më të lumtur

Të gjithë e dimë se qentë sjellin gëzim në jetët tona, por hulumtimet e reja thonë se ata mund të bëjnë mrekulli edhe për lidhjet romantike.

Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që mbajnë qen janë më të lumtur.

Anketimi, i kryer nga “Rover”, ka zbuluar se 60% e pronarëve të qenve thonë se rritja e qenit ua ka forcuar lidhjen.

Veç kësaj, gjysma e pjesëmarrësve të anketimit kanë treguar se qeni u ka ndihmuar që ata të shpenzojnë kohë kualitative së bashku, pra si çift.

Pas së gjithash, nuk ka gjë më të mirë sesa një ecje romantike në park.

Mbajtja e qenit kërkon kompromis dhe aftësi komunikuese.

Por, gjithashtu e përmirëson kualitetin e lidhjes. Ta shohësh partnerin duke i demonstruar trajtat emocionale, siç është mëshira e kujdesi, mund të jetë gjë tejet joshëse dhe mund ta rritë epshin seksual.