75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 29 Tetor 2024 / L K

Rritja e pagave/ Reagon Sindikata e Zjarrfikëseve: Rritje e pakënaqshme, ndihemi të diskriminuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që nga janari i vitit të ardhshëm të rriten pagat nga 55 euro, ndërsa nga korriku 110 euro.

Në konferencën e shtypit, Kurti njoftoi se koeficienti do të jetë i njëjtë, por do të rritet për një njësi në sektor.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikëseve, Muharrem Beka, ka folur për IndeksOnlinen, ku është shprehur se kjo rritje është e pakënaqshme.

Beka theksoi se zjarrfikësit e kanë pagën më të ulët në krahasim më kategoritë e tjera.

“Nuk është e kënaqshme kjo rritje, kur e ke për bazë, zjarrfikësit janë edhe pa rrezikshmëri në punë dhe e kanë koeficientin prej të gjitha kategorive të tjera më të ulët dhe kjo rritje nuk mjafton, nuk i ofron nevojat minimale për shportën e konsumatorit ose për një familje 4-5 anëtareshe”, tha ai.

“Rritja e dytë prej korrikut është diçka tjetër, mund të them është me pozitive, mirëpo kur të bëhet krahasimi me kategoritë e tjera zjarrfikësit prapë janë në nivel më të ulët dhe janë të pakënaqur”, ka thënë Beka për IndeksOnlinen.

Kryetari i Sindikatës… gjithashtu vlerësoi se zjarrfikësit do duhej të kenë një rrogë të niveluar më atë të policëve, ndërsa konsideroj se ndihen të diskriminuar.

“Ne e kemi kërkuar atë që të jetë i niveluar me atë të policëve, na ikin për 90 euro në stazh me koeficient edhe 60 euro është një rrezikshmëri që e marrin, d.m.th. një polic gjatë vitit ikën 150 euro në stazh, mandej ata i kanë kontrollet sistematike pa pagesë, ia kompensojnë ndërrimet e natës e të gjitha këto që ne nuk i kemi, pra në raport me ta jemi shumë të diskriminuar”, vijoi Beka.

Me tej, i pyetur se nëse kjo rritje po ndodh për shkak të ndikimit të zgjedhjeve, ai tha se mund të ketë elemente ndikimi.

“Pak mund të ndodhë edhe kjo, është një element, nuk mund të them 100%, por gjersa po ndodh tani mund të ndikojë”, u shpreh Beka.