75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / S Z

Rritja e pagës minimale, Murati thërret takim për nesër

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati ka thirrur në takim përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.

Takimi pritet të mbahet nesër nga ora 10:00.

“Në emër të Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, z.Hekuran Murati, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale. Takimi do të mbahet të enjten, 30 tetor, nga ora 10:00”, thuhet në email-in e Muratit./Indeksonline/