“Rritja e PSD-së nuk do të ndalet. Ashtu siç nuk po ndalet as rënia e të tjerëve”
Partia Socialdemokrate shënoi sot njëvjetorin e riorganizimit të saj. Me këtë rast deputeti nga kjo parti, Dardan Molliqaj ka bërë një shkrim të postuar në llogarinë e tij Facebook.
Ai ka thënë se mbështetje për PSD-në nuk ka qenë asnjëherë më e madhe se tani, ndërsa çdo ditë po bëhen anëtarësime të reja.
Ky është postimi i plotë i Molliqajt:
Sot 1 vit filluam riorganizimin e Partisë Socialdemokrate.
Mbështetja për PSD-në nuk ka qenë asnjëherë më e madhe se tash ?
Kam pranuar qindra mesazhe përkrahëse në rrjetet sociale. Sallat e tubimeve të nëndegëve tona po stërmbushen ashtu siç u stërmbush kjo sot. Shumë qytetarë po na ndalin rrugëve dhe po na përgëzojnë për punën që po bëjmë. Anëtarësimet e reja dhe vizitat në zyre janë shtuar tejmase.
Të gjitha këto na e konfirmojnë atë që e besonim: qytetarët e Kosovës kanë nevojë për veprime konkrete e jo për fjalë boshe. Qytetarët e vendit kanë nevojë për një opozitë që e kushtëzon Qeverinë në favor të qytetarit, e jo një të tillë që vajton cdo ditë dhe asnjëherë nuk e ndërmerrë as edhe një hap të vogël për tua ndryshuar jetën qytetarëve.
Dua t’i falënderoj të gjithë mbështetësit dhe anëtarët tonë që nuk pushuan së angazhuari përgjatë këtij viti për të arritur këtu ku jemi sot.
Rritja e PSD-së nuk do të ndalet. Ashtu siç nuk po ndalet as rënia e të tjerëve.