75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 10 Janar 2022 / k.v

Rritja e rasteve me COVID-19/ Policia: Brenda ditës u gjobitën 598 qytetarë për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të vendit ka shqiptuar 598 tiketat në bazë të ligjit COVID- 19.

IKSHPK dje ka njoftuar se brenda ditës janë raportuar 304 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, IKSHPK bënë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandohet qe institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, thuhet në apelin e IKSHPK-së./IndeksOnline/