11:31 / E Shtunë, 24 Tetor 2020

Rritja e rasteve me Covid-19 veshtirson punën ne spitale

Rritjet e rasteve në vendet evropiane kanë filluar të dëmtojnë kapacitetet e spitaleve. Disa pacientë me koronavirus në kujdes intensiv në Holandë u transportuan në Gjermani me helikopter.

Spitalet janë plot në Holandë .

Holanda, e cila transferoi  58 pacientë me koronavirus të kujdesit intensiv në spitalet në Gjermani në Prill, bën të njëjtin hap në valën e dytë.

Në këtë kontekst, pacientët e kujdesit intensiv në një spital në qytetin e Almere u dërguan së pari në Münster, Gjermani me helikopter të ndihmës së shpejtë

Autoritetet Holandeze planifikojnë të transportojnë 10 pacientë të kujdesit intensiv në spitalet në shtetin gjerman të Nordrhein Westfalen në ditë.

Ndërmarrja e Holandës në këtë hap është për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të spitaleve në javët e fundit.

Kjo situatë shkakton përçarje të kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore në departamente të tjera.

Në fakt, pas rritjes së javëve të fundit, kujdesi i rregullt për pacientët e tjerë në spitale ka rënë me 20%.

Qendra Kombëtare e Shpërndarjes së Pacientëve në Hollandë njoftoi se presioni mbi spitalet u rrit për shkak të rritjeve intensive të rasteve.

Ka më shumë se 2 mijë pacientë me koronavirus në spitalet në Hollandë, 463 prej të cilëve janë nën trajtim në njësitë e kujdesit intensiv.