75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Rritja e rasteve me Covid, Franca mbyll për tre javë shkollat

Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tre javë si pjesë e kufizimeve të reja kombëtare për të luftuar rastet në rritje të Covid, thotë Presidenti Emmanuel Macron.

Macron tha se shkollat do të kalonin në mësimin online nga java e ardhshme.

Ndërkohë në karantinë janë vendosur 16 zona të Francës, ndërkoheë që këtë muaj do të shtrihen në të gjithë vendin.

Deri më tani Franca ka raportuar më shumë se 4.6 milion raste të koronavirusit dhe 95,495 vdekjeve të lidhura me kovid.