Rritja e rasteve me koronavirus në Hungari, nga 1 shtatori mbyllen kufijtë për jo-hungarezët

Hungaria nga 1 shtatori do të mbyll kufijtë e saj për qytetarët jo hungarezë.
“Nga 1 shtatori, qytetarët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Hungarisë”, tha dje Gergely Gulyás, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, transmeton Indeksonline.
Kurse, qytetarët me leje qëndrimi në Hungari kur të rikthehen në vendin e tyre, do të ju duhet të hyjnë në karatinë për 14 ditë.
Hungaria ka 5500 raste me koronavirus dhe mbi 600 persona të vdekur nga Covid 19.
Austria dhe Hungaria janë të shqetësuar nga ky vendim i Hungarisë dhe do të tentojnë të negociojnë që me shtetin hungarez që ky vendim të anulohet./Indeksonline/