Rritja e rasteve në Kosovë, Zemaj thërret takimin me Komitetin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot do të mbahet takimi i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19.
Takimi do të fillojë në orën 11:00 në të cilin do të rishikohet dhe vlerësohet situata me pandeminë Covid-19 në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Vetëm javën e kaluar numri i viktimave ka qenë afro 30, ndërsa numri i rasteve me të infektuar ka filluar të rritet ditëve të fundit.
Mbetet të shihet nëse Komiteti do të vlerësojë shtrëngimin e masave të reja në vend./Indeksonline/