75 Mall Live Search
22:41 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik po ndikon në aftësinë konkurruese të sektorit privat”

Ashtu siç pritej, edhe në këto zgjedhje premtim në fushatën zgjedhore është rritja e pagave.

Edhe pse ende zyrtarisht fushata nuk ka filluar, politikanët kanë filluar të bëjnë premtime.

Por premtimi për rritje të pagave në sektorin publik sa është i mirë, duke e ditur se në fillim të këtij viti u bë ‘Ligji për Paga’

Për këtë, Indeksonline kontaktoi me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin.

Ai u shprehë se rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik po ndikon në aftësinë konkurruese të sektorit privat.

“Absolutisht jemi kundër rritjes së pagave. Nuk është vetëm çështja e buxhetit, por rritja e vazhdueshme e pagave po ndikon drejt në aftësinë konkurruese të sektorit privat.”, përfundoi ai.

Sektori privat në Kosovë, i konsideruar si promotor i zhvillimit ekonomik dhe mundësisë për krijimin e vendeve të reja të punës, nuk po arrin të ndjekë trendin e rritjes së pagave siç po ndodh në sektorin publik./Indeksonline/