Rritje alarmante e armëve të konfiskuara gjatë vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat zyrtare mbi armët e konfiskuara gjatë vitit të kaluar, 2025.
Sipas të dhënave, gjatë këtij viti janë konfiskuar gjithsej 1586 armë, krahasuar me 1286 armë të konfiskuara në vitin 2023, transmeton portali IndeksOnline.
Kjo shifër paraqet një rritje prej 23.3%, duke ngritur shqetësime për nivelin e posedimit ilegal të armëve në vend.
Policia ka bërë thirrje për vetëdijësim dhe bashkëpunim të qytetarëve për të reduktuar armët në qarkullim dhe për të rritur sigurinë publike.
Ndërkohë, institucionet pritet të marrin masa shtesë për parandalimin dhe luftimin e armëmbajtjes pa leje./IndeksOnline/