09:27 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rritje e forcave të sigurisë në prag të arritjes së Bill Clinton në Prishtinë

Forca të shumta policore, nga disa njësite janë vërejtur në afërsi të hotelit ku pritet të qëndroj ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, përcjellë Indeksonline.

Clinton do të qëndrojë disa ditë në Kosovë, në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ai pasdite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nesër, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në manifestimin qendror Clinton pritet t’i bashkohet edhe ish-sekretarja amerikanë, Medeleine Albright. /Indeksonline/