Rritje e interesimit për mamografi në Prishtinë

Një nismë e veçantë është ndërmarrë në qytetin e Prishtinës, në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit.
Një autobus rozë, do të lëvizë në Prishtinë dhe do të ofrojë mamografi flas për të gjitha vajzat dhe gratë. Ky shërbim do të ofrohet falas edhe në tre Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.
Fushata për vetëdijësimin për kancer të gjitit ka bërë që interesimi i femrave për mamografi të rritet. Numri i kërkesave për mamografi në Qendrën Kryesore të Mjeksië Familjare në Prishtinë, është rritur ditëve të fundit. Vetëm deri në orën 12, në QKMF ishin kryer 23 mamografi, e që është numër shumëfish më I madh se sa ditëve të zakonshme para fillimit të fushatës, ku brenda ditës ishin kryer nga dy e tri mamografi.
Valdet Hashani, kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në një intervistë për “Indeksonline ka pohuar se e gjithë kjo po bëhet për prevenimin e kancerit të gjirit.
“Fatkeqësisht në kohën moderne është një prej sëmundjeve që kërcënon globalisht. Çdo e treta grua është kandidate potenciale, për të pasur kancerin e gjinjëve …Për të bërë një mamografi, e cila patjetër duhet të bëhet të çdo femër, e cila është mbi moshën 40 vjeçare një herë në vit… Me këtë kampanjë e cila zyrtarisht do të filloi në tetor të këtij viti, secila grua është e mirëseardhur të bëjë mamografi në tri qendra të mjeksisë familjare këtu në QKMF në qendrën e mjekëssisë familjare në 5 që është në Dardani si dhe në qendrën e mjekësisë familjare në Veternik”, ka thënë Hashani
Ndërsa thotë se shpreson që interesimi i femrave për mamografi të rritet dhe më shumë, me fillimin e kampanjës, nga muaji tetor.
“Ne i ftojmë si institucione shëndetësore dhe si mjek që pacientët të vijnë dhe të bëjnë mamografi. Një mamografi nuk kushton asgjë, asaj nuk i kushton asgjë. Institucionet mund t’i kushtojë, por është preventivë e cila shpëton jetë. Realisht nuk është vetëm shpëtimi i një jete të nanës, e shpeton një perkujdesje të anëtarëve të familjes dhe fëmijeve….Bërja e një mamogtrafie është preventiva më e mirë, për të shpëtuar një jetë e gruas”.
Hashani thotë se interesimi femrave në Kosovë për të bërë mamografi ndër vite ka qenë i ulët dhe se fushatat e tilla vetëdijësuese, janë të domosdoshme.
“Interesimin kaq të ultë të grave në përgjithësi, për të bërë mamografi. Realisht për këtë qëllim drejtoria komunale e shendetësisë ka marrë iniciativen bazuar në një kampanjë e cila ka filluar shumë vite më herët në Amerikë dhe e njëjta është përcjellur këtu në Kosovë, nëpërmjet këtyre aktiviteteve, me qëllim që të bëjmë rritjen e ndjeshmërive të grave dhe sensibilizimin e tyre që të bëjmë sa më shumë mamografi. Le të bëjmë thirrje publike që muaji tetor të jetë një rritje sinifikante për bërjen e mamografisë”, ka thënë Hashani.
Ndërsa tregon se secila grua mund ta bëjë mamografinë, pa caktuar paraprakisht termin. Por se nëse numri do të avzhdoj të rritet, atëherë dhe caktimi i termineve do të jetë i pashmangshëm.
“Realisht në qoftëse nuk bëhet numër shumë i madh i grave varësisht nga numri nuk do të ketë caktim të termineve. Por keni parasysh që bëhet në tri qendra dhe nëse numri rritet, atëherë mund të caktohet termin, por jo termin i gjatë. Brenda 1,2,3 dite bëhet kjo mamografi, e cila para pandemisë kanë qenë me muaj terminet, ndërsa tani mund të bëhen brenda ditës dhe rezultatet mund të bëhen po atë ditë apo të nesërmen”, ka thënë Hashani./Indeksonline/