14:00 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rritje e vdekjeve për shkak të sëmundjes së mëlçisë që lidhet me alkoolin

Një studim i ri identifikon një prirje shqetësuese: vdekjet për shkak të cirrozës ose sëmundjes së mëlçisë, si rezultat i konsumit të alkoolit janë në rritje në Shtetet e Bashkuara.

Vdekjet për shkak të sëmundjes së mëlçisë janë në rritje në SHBA, dhe studiuesit paralajmërojnë se përdorimi i alkoolit është për tu fajësuar, transmeton Indeksonline.

Hulumtimet e drejtuara nga Universiteti i Miçiganit në Ann Arbor kanë publikuar një gjetje shqetësuese rreth vdekjeve që lidhen me cirozën, një gjendje të rëndë të mëlçisë.

Cirroza mund të shkaktohet nga disa çështje të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë hepatitin C dhe sëmundjen e mëlçisë yndyrore.

Por studiuesit vunë re se në Shtetet e Bashkuara, një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve e fitojnë atë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.

Rezultatet e kërkuesve janë raportuar në BMJ./Indeksonline/