14:53 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / B O

Rritje ekstreme e çmimit të naftës në Kosovë, nga 1.60 euro për litër, sot u bë 1.70!

Pak ditë pasi shteti ndali tavanin për çmimin e naftës dhe pak orë pasi naftëtarët paralajmëruan shtrenjtim të çmimit të derivateve, çmimi i naftës sot është rritur ndjeshëm.

Nga 1.60 që shitej deri dje një litër naftë, çmimi i naftës sot ka hypur në 1.70 për litër.

Berjani i naftëtarëve ka thënë se OPEC ka miratuar vendimin për të reduktuar prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, dhe ky vendim do të sjellë rritje të madhe të çmimit të naftës./Indeksonline/