Rritje rapide e vlerës së Piatek, 100 milionë euro
Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piątek është qendër sulmuesi më në formë në botë aktualisht. Polaku sivjet ka shënuar 26 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.
Ndërsa prej se është transferuar te Milani, ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje. Kjo po bënë që vlera e tij të rritet në ritëm marramendës.
Aktualisht vlera e tij është 100 milionë euro.
Agjenti David Lee ka bërë të ditur që shumë klube të mëdha në Evropë janë duke e kërkuar Piatekun duke përfshirë këtu Real Madridin dhe Barcelonën. /Indeksonline/