75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 19 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Rritje shqetësuese e rasteve të vetëvrasjeve në Kosovë, KMDLNJ: Mungon reagimi institucional

Brenda 48-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona në rrethana të dyshimta, ku dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë zjarri apo vetvarje. Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ) e ka cilësuar këtë si një alarm serioz, duke kritikuar mungesën e masave parandaluese dhe hulumtimeve për shkaqet e këtij fenomeni.

Sipas KMDLNJ-së, faktorët kryesorë janë gjendja e rëndë ekonomike, papunësia, mungesa e mbështetjes shtetërore për qytetarët në krizë, si edhe izolimi social i grupeve të margjinalizuara si pensionistët dhe veteranët e luftës.

Organizata paralajmëron se duke mos ofruar trajtim adekuat dhe mbrojtje për qytetarët, shteti po i ekspozon ata drejt një forme të heshtur të eutanazisë. Kërkohet urgjentisht veprim institucional për të mbrojtur të drejtën për jetë dhe për të ndalur këtë valë tragjike.