Rrjedh gazi në shkollë, asfiksohen 10 nxënës në Dibër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Dibrës.
Rrjedhja e gazit nga kaldaja e shkollës ka asfiksuar 10 nxënës. Pritet mbërritja e ambulancës, ndërsa fëmijët ndodhen në gjendje të rëndë.
Raportohet se kaldaja e shkollës në Shupenzë funksiononte me pelet.