12:17 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rrjedhin specifikat e telefonit OnePlus 5T

Telefoni OnePlus 5T është prezantuar zyrtarisht dhe aduti i tij kryesor është ekrani i madh prej 6 inç me rezolucion 1080p Optic AMOLED, gjë e cila ka detyruar kompaninë ta zhvendosë skanerin për gishtërinj në anën e pasme.

Specifikat janë përmirësuar në krahasim me OnePlus 5, dhe ofrojnë risi si kamera e dyfishtë në anën e pasme, e cila ofron performancë të përmirësuar me rastin e fotografimit në kushte të dobëta ndriçimi.

Kamerat e pasme të telefonit 5T kanë 20 dhe 16 MP, derisa në anën e përparme është kamera për selfi me 16 MP. Kjo pajisje punon me çipin Qualcomm Snapdragon 835, me procesor me tetë bërthama dhe Adreno 540 GPU.

Pajisja ka 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, përkatësisht 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.

Dimensionet e telefonit janë 156.1 x 75 x 7.3 mm, ndërsa peshon 162 gramë. Të gjitha këto i mbush bateria prej 3300 mAh, në sistemin Android 7.1.1 Nougat me interfejs OxygenOS.

Çmimi i pajisjes është 499 dollarë.