12:47 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rrjedhin specifikat e telefonit të ardhshëm Sony

Pas rrjedhjes së informacioneve për modelin H4233 në shtator, tash kanë dalë edhe specifikat e telefonit të ri të mençur Sony, i cili do të publikohet gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas GFXBench, pajisja do të vijë me emrin Sony H4133.

H4133 është pajisje e segmentit të mesëm, që e dëshmon edhe procesori Snapdragon 630, 3GB RAM memorie dhe 32 GB hapësirë për ruajtje.

Sony H4133 do të ketë ekran 5.2 inç me rezolucion 1080p, kamerë të pasme prej 21 MP, me mbështetje për xhirim 4K dhe blicin LED.

Pajisja do të ketë kamerë për selfi prej 8 MP dhe sistemin e ri operativ Android Oreo, transmeton KoosvaPress.

Pasi që emri kodues i telefonit fillon me shkronjën H, pritet që kjo pajisje të publikohet vitin e ardhshëm, pasi që pajisjet e këtij viti kishin shkronjën G në emrin e tij.