20:58 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrjedhja e ujërave të zeza në Hajvali, shqetësim për banorët

Banorët e Hajvalisë në Prishtinë, po përballen me problemet e kanalizimit. Rrjedhja e ujërave të zeza po i pengon ata të lëvizin lirshëm në rrugën “Shkëndija”.

Banori i kësaj rruge, Milazim Vitia, ka thënë se ky problem po i pengon edhe nxënësit e shkollës të cilët lëvizin çdo ditë për të shkuar në shkollë.

“Kjo rrugë i pengon nxënësit dhe qytetarët. Këtu është mbyllur ndonjë pusetë dhe prej katër muajsh askush nuk ka marrë ndonjë iniciativë për të rregulluar këtë problem”, thotë Milazim Vitia.

Madje ai thotë se qarkullimi në këtë pjesë do të bëhet më i vështirë gjatë stinës së dimrit.