Rrjetet sociale gjenerojnë të ardhura, Barcelona është “mbretëresha” e TikTok-ut

Në këto kohë moderne, rrjetet sociale janë edhe pjesë e futbollit dhe që gjenerojnë të ardhura për klubet.
Klubet më të mëdha në Europë garojnë mes tyre edhe në rrjetet sociale. Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona është numri një në botë në aplikacionin e momentit, “TikTok”. Gjatë muajit të parë të vitit 2025, Barcelona ka arritur 1.4 miliard shikime me videot e saj të shkurtra në këtë platformë.
Ky rekord i ri për shikime mes klubeve sportive ka kaluar rekordin e mbajtur tashmë nga klubi katalanas. Në tetor 2024, profili zyrtar i Barçës arriti 779 milionë shikime. Barça, si gjithnjë, lë pas rivalët e tyre të përjetshëm, Realin.