15:59 / E Hënë, 06 Mars 2023 / B O

Rrjeti i hoteleve të famshme spanjolle tani ndodhet në qendër të Tiranës, njihuni me hotelin luksoz që mirëpret kosovarët

Rrjeti i hoteleve të famshme spanjolle “Meliá” tani ndodhet në qendër të Tiranës. “Hotel Elisa Tirana” është pika më e re hoteliere dhe më e veçanta në kryeqytetin shqiptar.

Hoteli me 4 yje i hapur pak javë më parë është i ndërtuar me një dizajn urban dhe ndodhet në zemër të kryeqytetit shqiptar. “Hotel Elisa Tirana” ndodhet në rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Spa, Transferta në aeroport, Dhoma familjare, Parkim privat, Sauna, Recepsion 24-orësh, Check-in herët, Check-out vonë, Restorant À la carte, Shërbim në dhomë, janë vetëm disa nga shërbimet e veçanta të këtij hoteli.

Dy restorante dhe baret luksoze ofrojnë ushqim në perfeksion dhe komoditet maksimal për mysafirët. Dhe si zakonisht një pritje speciale bëhet për mysafirët nga Kosova.

Akomodimi mund të bëhet duke telefonuar në numrin zyrtar të hotelit apo edhe dërguar një e-mail në hotelelisatirana@melia.com

Për më shumë detaje mund të klikoni KËTU dhe të njoftoheni me bukuritë dhe komoditetin që ofron “Hotel Elisa Tirana”.