Rrjeti që s’ndalet, ritmi që frymëzon – IPKO-ja, Ledri, Era: brezi që vazhdon!

IPKO-ja, lideri i pakontestueshëm i teknologjisë në Kosovë, ka lidhur një bashkëpunim ekskluziv me dy superyjet që përfaqësojnë zërin, stilin dhe shpirtin e brezit të ri shqiptar, Ledri Vula dhe Era Istrefi.
Ky është jo vetëm një partneritet, është një revolucion i vërtetë kulturor dhe teknologjik, transmeton IndeksOnline.
Në një kohë kur inovacioni dhe arti ecin dorë për dore, IPKO-ja e ka zgjedhur me kujdes Ledrin dhe Erën, dy emra që nuk njihen vetëm për muzikën, por për fuqinë e tyre për të frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.
“IPKO-ja vazhdon të jetë kompania më e madhe e telekomunikacionit në Kosovë, me mbi 500 milionë euro investime në vend. Kemi investuar fuqishëm në modernizimin e strukturës sonë… Inxhinierët po punojnë që rrjeti të mbulojë tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Arianit Duraku- drejtor i shitjes në IPKO, transmeton IndeksOnline.
“Me Ledrin kemi nisur promovimin e pakove të reja, të cilat janë pritur shumë mirë. Kemi realizuar një reklamë shumë të fuqishme me Ledrin, që përçon energjinë e gjeneratës së re”, theksoi ndërkaq ai.
“Dy artistët e mi Ledri dhe Era janë të privilegjuar me qenë pjesë e IPKO-s.”, tha Faton Shoshi- menaxheri i Ledrit dhe Erës.
“IPKO-ja mbetet pranë njerëzve. Ledri dhe Era janë zëri dhe energjia e këtij brezi të ri. Në muajt në vijim na presin shumë oferta dhe projekte të reja, përfshirë një projekt që sjell zë, tingull dhe vizion të qartë”, vlerësoi Afrika Zyferi- udhëheqëse e njësisë së komunikimit në IPKO.
Ledri Vula është një fenomen jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për ndikimin që ka te brezi i ri.
Ai është zëri që tingëllon kudo, nga rrugët e Kosovës deri në skenat ndërkombëtare.
“IPKO-ja ka lehtësuar jetën se po më bjen nosntop me qenë jashtë shtetit edhe s’e kam problem me internet me u lidh me familjarë a shoqni. Unë luaj edhe Counter Strike kështu që IPKO-s i rrinë pikë n’pikë mirë”, tha Vula.
Nga ana tjetër, Era Istrefi, një nga artistet më të kërkuara gjithandej, përfaqëson fuqinë e zërit unik dhe stilit të saj që nuk njeh kufij.
“Jam shumë e privilegjuar që jam imazh i IPKO-s. Gjithmonë na ka sjell atë atë andrrën virtuale. Është shumë cool që jam imazh këtë vit”, tha Istrefi.
Ky bashkëpunim është një lëvizje që përçon ritmin e brezit të ri, duke bashkuar teknologjinë me artin në një mënyrë të jashtëzakonshme./IndeksOnline/