Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me raport lidhur me tërmetin në Suharekë

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka dalë me raport lidhur me tërmetin në Suharekë.
Ata njoftojnë se deri më tani nuk posedojnë të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore, raporton Indeksonline.
Raport i plotë:
Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 29.03.2022 në orën 10:03 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 5 km në Jug Perëndim të Therandës respektivisht në koordinatat: 42.337 (latituda) dhe 20.779 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 3 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndjerë dukshëm nga banorët e regjionit të Prizrenit, Therandës, Rahovecit dhe Shtërpcës.
Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.