“Rrnoft Shqipëria”/ Daku reagon pas debutimit me Shqipërinë

Futbollisti kosovar, Mirlind Daku, mbrëm ka debutuar me fanellën e Shqipërisë.
Ai u inkuadrua nga trajneri Sylvinho gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Çekisë, e cila përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Daku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është i lumtur me debutimin dhe ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe.
“I lumtur me debutimin, Faleminderit gjithë shqiptarëve për përkrahjen e madhe! Rrnoft Shqipëria”, ka shkruar Daku./IndeksOnline/