19:21 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Rrokulliset kamioni me beton, lëndohet vozitësi

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Bellë të komunës së Deçanit. Sipas  informatave të para që vijnë nga tereni, përderisa kamioni me beton ka qenë në lëvizje, ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Dyshohet se kamioni ka qenë me probleme teknike, ndërkohë që derisa ka filluar të rrokulliset, shoferi ia ka arritë që të kërcej nga kamioni, duke pësuar lëndime trupore.