Rrokulliset kamioni me rërë në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet qarkullimi (Video)
Një kamion transportues i rërës është rrokullisur mëngjesin e sotëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e aksidentit, kamioni dhe sasia e madhe e rërës janë përhapur në asfalt, duke pamundësuar lëvizjen normale të automjeteve.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen kolona të gjata automjetesh të bllokuara në autostradë, në pritje të largimit të kamionit dhe pastrimit të rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes pritet të ndërhyjnë ekipet kompetente për të normalizuar qarkullimin./IndeksOnline/

