75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrokulliset kamioni në Fushë Kosovë, lëndohet shoferi (Video)

Një kamion është rrokullisur para pak çastesh në Fushë Kosovë.

Sipas një lexuesi, kamioni pasi është kyçur në autostradë është rrokullisur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Policët e trafikut kanë dal në vendin e aksidentit dhe po hetojnë ngjarjen. Pos tyre, aty janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit, kjo ngaqë ngarkesa e kësaj cisterne është e ndjeshme. /Indeksonline/