75 Mall Live Search
14:03 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / H F

Rrokulliset një kamion në Mazgit, ndërhyjnë zjarrëfikësit për të nxjerrë shoferin e ngujuar

Mesditën e së hënës, një kamion është rrokullisur në segmentin afër autostradës, në Mazgit.

Dysohet se i lënduar rëndë ka mbetur shoferi i kamionit, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrëfikësit dhe autoambulanca.

Shoferi ka mbetur brenda kamionit, me ç’rast zjarrëfikësit po tentojnë ta nxjerrin jashtë, duke ndërhyrë me prerje të disa pjesëve të kamionit.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast./IndeksOnline/