17:28 / E Martë, 19 Shtator 2023 / k.v

Rrokulliset me traktor, humb jetën 65-vjeçari në Çabiq të Klinës

Një person ka vdekur pasi që është rrokullisur me traktor në fshatin Çabiq të Klinës.

Viktima është Ukë Gashi, rreth 65-vjeç dhe i njëjti dyshohet se u aksidentua derisa po barte dru.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se së fundi janë shtuar vdekjet si pasojë e rrokullisjes me traktor. Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve./IndeksOnline/