75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 23 Gusht 2024 / k.v

Rrokulliset me traktor, humb jetën një gjakovar

Një person duke drejtuar traktorin në Gjakovë, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor të enjten rreth orës 14:00, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa policia po e heton vdekjen./IndeksOnline/