Rrokulliset me traktor në Brainë, i lënduari dërgohet në QKUK

Një person ka pësuar lëndime trupore në Brainë të Podujevës, pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor mëngjesin e së enjtes, transmeton IndeksOnline.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i rastit./IndeksOnline/