75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / mp

Rrokulliset me traktor, një person humb jetën në Vushtrri

Një person ka humbur jeten në Vushtrri, viktima sipas policisë dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Rasti nga Policia e Kosovës cilësohet si i dyshimtë.

“Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në Spitalin e Mitrovicës – Veri pasi që ai dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar  personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti.  Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i  pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/