75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Burim

Rrokulliset me traktor, vdes 55 vjeçari nga Kotorri i Skenderajt

Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar në pyll.

Lajmin për IndeksOnline ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Ajo tha se viktima është i moshës 55 vjeçare.

“Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokullisur me traktor. Njësite relevante kanë dal ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, ka thënë Pllana për IndeksOnline.