Rrokulliset me traktor, vdes një person në Mamushë

Një person ka ndërruar jetë pasi pësoi lëndime vdekjeprurëse nga rrokullisja me traktor.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Mamushë, rreth orës 16:30.
Sipas policisë, viktima ka qenë duke punuar me traktor tokën bujqësore, në momentin kur kishte ndodhur aksidenti.
“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës” thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.