75 Mall Live Search
13:20 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrokulliset një kamion në Gjilan [Video/Foto]

Moti i ndryshueshëm në vend po vazhdon që të shkakton probleme të shumta në komunikacion.

Sipas një video që ka dërguar një lexues në redaksinë e “Indeksonline” shohim se si një kamion (cisternë e naftës së një kompanie) është rrokullisur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Llabjan.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, veçëse dëmeve të mëdha materiale.

Ndërsa, për momentin kjo rrugë është mbetur e bllokuar.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/